Në futbollin anglez ndeshjet e ditës së djeshme rihapën garën në kampionat. Tottenham shkatërroi Cityn në transfertë me rezultatin 0-4. Chelse fitoi me rezultat të ngushtë kundër Leicester City 1-2 kurse Arsenal fitoi bindshëm në “Fly Emirates” ndaj Nottingham Forest me rezultatin 3-0.
Renditja pas javës së 12 në Premier League është kjo Liverpool kryeson me 28 pikë ndiqet nga City me 23 pikë, Chelsea dhe Arsenal me nga 22 pikë.
Në Seria A kryendeshja e ditës së djeshme ishte ajo midis Milanit dhe Juventusit të cilat ndanë nga një pikë në “San Siro”. Interi pretendent shkatërroi Veronën në transfertë me rezultatin 0-5 kurse Atalanta kryesuese fitoi po në transfertë 1-3 ndaj Parmës.
Interi dhe Atalanta janë me nga 28 pikë secila kjo e fundit ka avantazh nëpërmjet golavarazhit. Ditën e sotme Napoli i vendit të 3 do të presë Romën në stadiumin “Maradona” dhe Fiorentina e vendit të 4 do të ketë një ndeshje të lehtë në transfertë ndaj Como.
Në La Liga Barcelona kryesuese ndalet sërisht këtë javë me një barazim 2-2 në transfertë ndaj Celta Vigos. Atletico Madrid fitoi me një rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Alaves duke u ngjitur në vendin e 2. Real Madrid do të ketë një ndeshje të lehtë sot në transfertë ndaj Leganes e vendit të 14.
Renditja në kampionatin spanjoll është kjo Barcelona kryeson me 34 pikë ndiqet nga Atletico Madrid me 29 pikë, Real Madrid me 27 pikë i cili ka 2 ndeshje më pak dhe Villareal me 24 pikë.