Publikohet momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në fshatin Dojan të Tropojës, ngjarje që ndodhi të Premten.
Ai është 33 vjeçari Flordian Mulaj i cili qëlloi me armë zjarri Artur Dautin brenda një lokali. Policia thotë se ai u gjet në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj.
Sipas raportimeve të deritanishme, viktima dhe autori ishin në gjendje të dehur në momentin që ka ndodhur vrasja. Megjithatë, ata kishin pasur probleme të mëparshme me njëri-tjetrin.