-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranë biznesmenin Reçi, ky është ish-oficeri i policisë i arrestuar me të vëllanë

Kryesoret

Biznesmeni Eduart Reçi, i ekzekutuar me një plumb në kokë më 13 nëntor pranë banesës së tij në Tiranë, u vra për shkak të një konflikti pronësie.

Sipas hetimeve të policisë, Reçi ishte angazhuar për të ndërtuar një pallat në një truall, që ishte kufitar me pronën e dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Duka, të cilët kishin pasur mosmarrëveshje me të mbi ndarjen e truallit. Shkëlqim Duka, 48 vjeç, është identifikuar si ish-oficer policie dhe aktualisht është arrestuar për vrasjen e biznesmenit.

Gjatë hetimeve, u zbuluan prova të rëndësishme, përfshirë një armë zjarri dhe pjesë silenciatorësh në magazinën e lokalit të dy vëllezërve, të cilët akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”. Policia ka përqendruar hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe lidhjen e mundshme të vëllezërve me grupe të tjera kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit