Gazetarët e Artan Hoxha dhe Elton Qyno kanë dalë nga ambientet e SPAK ku qëndruar për gati një orë pasditen e sotme. Para se të futeshin në SPAK pohuan se iu ishte bërë një kontroll në banesa gjatë ditës dhe iu ishin sekuestruar telefonat celularë. “S’na kanë arrestuar akoma”, dëgjohet të thotë Hoxha.
Në dalje ata nuk folën me kolegët gazetarë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno, por jo për kolegun e tij, Artan Hoxha, të cilin e etiketoi si “anëtar i bandës Bajri-Gjoka, të PS”.