-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belind Këlliçi: U paraqita në SPAK për dosjen “5D”

Kryesoret

Mëngjesin e kësaj të hënë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, është paraqitur mëngjesin në SPAK.

Belind Këlliçi: U paraqita në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes 5 D, ku pata një seancës pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes famoze 5 D.

Ato që më janë kërkuar të mos i bëjë publike, nuk do t’i bëjë. Por padiskutim dua të ndalem në kërkesën time dhe deklaratat e dhëna edhe në organin e akuzës ku kërkohet hetimi i shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar në komunikimet e saj private se hoteli me vlerë 50 mln euro në Durrës rezulton se aksioner është Lali Eri. Të na sqarojë organi i akuzës se kush është Lali Eri, se mbase nuk e dinë ende.

Kam kërkuar të hetohet roli i administratorit Nestor Muhametllari, i cili është i lirë dhe nuk ka ende asnjë masë. Mendoj se dëshmia e tij do shërbejë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Të hetohen personat e përfshirë dhe roli i titullarëve të autoritetit kontraktor që deri në 2021 që ka qenë Veliaj dhe më pas Mazniku. Kam kërkuar ti shkohet deri në fund rolit të shtetasve Herjon Rrapaj, që kishte nën menaxhim fabrikën e asfaltit në Krrabë ku kryhej evazion fiskanal, shtroheshin rrugët me asfaltin e Bashkisë Tiranë, me burime njerëzore të Bashkisë Tiranë, tenderoheshin fiktivisht këto vepra publike, më pas paratë hidheshin në fushatë.

Kam kërkuar nga SPAK të hetohet krimet zgjedhore gjatë periudhës që kanë administruar përgjimet telefonike bazuar në informacionin që kam, Rezulton se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga shtabi elektoral i Veliajt dhe drejtorët e 5 D janë hedhur në fushatë elektorale.

Kam kërkuar që të shihet roli i Elton Kacidhes, që është titullar i autoritetit kontraktor.

Të thellohet organi i akuzës në thellimin e plotë të kësaj dosje që është një rast spektakolar vjedhje, rast abuzimi me paratë e qytetarëve dhe të evidentohet i gjithë dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të sekuestrohen asetet e përfituara ne mënyrë të paligjshme nga këta shtetas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit