Lajm i mirë për Atalantën, pasi mbrojtësi Berat Gjimshiti është rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Champions League ndaj Young Boys. Edhe pse nuk ka arritur ende formën më të mirë, trajneri Gian Piero Gasperini ka vendosur ta grumbullojë, edhe pse nuk dihet nëse do të mund të luajë për 90 minuta.
Gjimshiti, i cili mungoi në ndeshjet e Shqipërisë dhe në takimin Parma-Atalanta të fundjavës së kaluar, ka qenë aktiv në 11 ndeshje të kampionatit këtë sezon. Në katër ndeshjet e luajtura në Champions League, ai ka shënuar një gol, atë ndaj Shakhtar Donetsk.