-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizitë në Kosovë

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të qëndrojë sot në Kosovë, ku do të zhvillojë disa takime të rëndësishme. Sipas agjendës zyrtare, Gashi do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në orën 09:25.

Mediat janë të ftuara të ndjekin pritjen ceremoniale dhe fillimin e takimeve. Në orën 13:30, Gashi do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar çështje të rëndësishme dypalëshe.

Vizita e Gashit në Kosovë vjen në një kohë kur situata politike në rajon është në vëmendje, veçanërisht përsa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë, siç ka theksuar një deputet gjerman, i cili ka deklaruar se Serbia nuk mund të luajë me Kosovën dhe se është e nevojshme të hapen bisedime të reja pas zgjedhjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit