-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve, heq draftin nga konsultimet

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka tërhequr projektligjin për importin e mbetjeve pas kundërshtive të shumta.

Drafti, i cili ishte hedhur për konsultim publik në gusht, lejonte importin e mbetjeve me miratimin e Këshillit të Ministrave, por pas reagimeve të rrepta, ka hequr mundësinë e importit dhe kalimit transit të mbetjeve të rrezikshme.

Sipas projektligjit të ri, prioritet do të jetë parandalimi dhe riciklimi i mbetjeve, ndërsa incenerimi është renditur si opsioni i fundit.

“Për përmbushjen e objektivave kombëtare dhe për të kaluar me një ekonomi qarkulluese në një nivel të lartë të efikasitetit të burimeve deri në vitin 20230 përgatitja për ripërdorim e mbetjeve bashkiake të jetë në nivelin 60 për qind të sasisë totale të mbetjeve bashkiake. Deri në vitin 2035 përgatitja për ripërdorim dhe riciklimi i mbetjeve bashkiake të jetë në një minimum prej 65 për qind e sasisë totale të mbetjeve bashkiake”,-thuhet në dokument.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit