Sipas raportit të fundit të Indeksit për zotërimin e gjuhës angleze (EF EPI) për vitin 2024, niveli global i njohjes së anglishtes po bie, duke reflektuar tendenca shqetësuese në mësimin e kësaj gjuhe.
Shqipëria renditet në vendin e 43-të në botë dhe të 30-të në Evropë. Në krye të listës janë Holanda, Norvegjia dhe Singapori, ndërsa në fund renditen vende si Laosi dhe Jemeni.
Rënia më e madhe është regjistruar në Azinë Juglindore dhe në disa rajone të Amerikës Latine. Faktorët kryesorë të kësaj rënieje përfshijnë pandeminë, fokusin në gjuhët lokale dhe pabarazitë socio-ekonomike.