Mjeku i njohur onkolog Agim Karaj është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare. Lajmi tronditës është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se homazhet për nder të tij do të mbahen sot, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në Tufinë.
Prof.Dr. Agim Karaj, një emër i njohur në fushën e onkologjisë, do të kishte festuar sot 74-vjetorin e lindjes. Familja e tij ka njoftuar se pritja dhe përcjellja e të ndjerit do të bëhet tek funeral home Univers, në Rrugën Bardhyl, përballë postes shqiptare nr. 32, duke filluar nga ora 10:00. Varrimi do të bëhet ditën e martë, më 26 nëntor, në orën 11:00.