Prokuroria e Posaçme njofton zyrtarisht se në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë vënë masa e detyrimit me paraqitje. Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat ndërsa Artan Hoxha për pjesëmarrje në grup kriminal.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit).
Arrest në shtëpi – 1 avokat- Blerina Beqiri.
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
SPAK thekson se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme thekson se do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.
“Nuk do Tomi”! Arrestohen dy gjyqtarë, kyçet avokatja e Suel Çelës