Vazhdon mosbindja civile e opozitës. Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj akuzoi se Policinë e Shtetit ka dhunuar deputetët e opozitës dhe qytetarët.
“Jam dëshmitar se si policia u tregua brutale me deputetët dhe me protestuesit. Një burrë i moshuar i cili i paralajmëroi për problemet e veta shëndetësore por u shty brutalisht dhe ishte në gjendje të vështirë shëndetësore por mobilizimi qytetar dhe dëshira për qëndresë është e madhe.
Të gjithë janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile për të arritur qeverinë teknike për të garantuar zgjedhje të lirë dhe të ndershme. U duhet pensionistëve të cilët jetojnë në kushtet e mjerimit, i duhet administratës e cila është në represion dhe i duhet të bëjë vota të emigrantëve për të mbajtur në këmbë qeverinë e Edi Ramës.
I duhet popullit shqiptar pasi është bllokuar rotacioni dhe është një nga fatkeqësitë më të mëdha që i ka ndodhur këtij vendi që nga koha e komunizmit. Zhbllokimi i rotacionit është zhbllokimi i standardeve, i demokracisë dhe ne jemi këtu për të bllokuar rrugën për të zhbllokuar rotacionit që është kaq i domosdoshëm” tha ai.