Një aksident tragjik ka ndodhur në Malësi të Madhe, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Një automjet i drejtuar nga një shtetas 35-vjeçar, banues në Podgoricë, ka përplasur një këmbësor 80-vjeçar, i cili ka humbur jetën si pasojë e goditjes.
Autoritetet po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale ndaj drejtuesit të automjetit, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.