-sidi education-spot_img
14.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon: SKAP-istët fshehin kriminelin në vrasjen e Martin Canit

Kryesoret

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër një “skandal shtetëror” lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Në një postim të tij, Berisha ka pretenduar se në këtë krim është përfshirë një person i dytë, djali i një hetuesi të BKH, dhe se ky person po fshihet nga institucionet shtetërore, përfshirë SPAK dhe policinë.

POSTIMI I PLOTË

SKAP-istët fshehin kriminelin!

SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit.

Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it.

Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit.

Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë!

  • Përshëndetje Dr. Berisha. Të dy prindërit e të miturit të dytë të dyshuar për vrasjen e minorenit janë punonjës të SPAK-ut të Partise… E ëma sekretare në SKAP, babai Maksim Bejkaj është agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal.

  • Përshëndetje Dr. Policia fsheh personin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rëndë të Luizit. Ai është nxënësi K.B., i ati i tij është oficer i BKH. Kurse burri që ka ngritur për krahësh Martinin para se ta sulmonin me thikë është babai i Marios, por për shkak të lidhjeve me partinë dhe pozicionin që ka, hetuesit e fshehin.

  • Mirëmbrëma Dr. Luizi është në gjendje të rëndë, ka marrë gjashtë thika nga vrasësit e e Martinit, kurse Marion i ati i “thjeshtë” e mban për një gërvishtje prej një jave në spital privat.

  • Përshëndetje Doktor: Skandal shtetëror, në vrasjen e 14- vjeçarit dhe plagosjen e rëndë të shokut të tij ka qenë edhe një person i tretë, i cili quhet Kledjon Bekaj, policia e nipit të Enverit dje doli me një deklaratë zyrtare që nuk është i përfshirë personi që përmendet në media, nga i ati i të plagosurit, por në fakt jo që ka qenë i përfshirë, por edhe personi kryesor që ka bërë masakrën, por ky emër jo pa qëllim nuk është në dosjen e policisë apo prokurorisë: Kledjoni është djali i Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe është specialiste e regjistrave të statistikave në prokurorinë e posaçme, ja pra kjo është drejtësia e re dhe policia e rilindjes!

SHËNIM: Qytetarët dixhitalë kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit