Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është përfshirë në një debat me një efektiv polici civil në momentin që bllokuan rrugët. Efektivi civil tentoi që të shoqëronte një prej protestuesve por u ndesh me Bylykbashin.
Pjesë nga debati:
Polici: Hiqi duart! Mos prek punonjësin e policisë me dorë.
Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit, ose…
Polici: Ore mos prek punonjësin e policisë!
Bylykbashi: Do merremi ne me juve pastaj!
Polici: Merru sa të duash!
Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani pastaj!