-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është snajperisti që u akuzua për tentativë eliminimi të kryeministrit të Kosovës

Kryesoret

SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Prekë Kodrën, një snajperist nga Shkodra, i dyshuar për përfshirje në një plan atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Plani u zbulua në shtator 2022 pas publikimit të e-maileve të hakuara nga ish-drejtori i Policisë, Gledis Nano. Sipas dokumenteve, atentati ishte pjesë e një skeme për të destabilizuar Kosovën dhe Shqipërinë, duke përfshirë edhe vrasjen e disa figurave politike.

Prek Kodra, i njohur për aftësitë e tij me snajperë. Duke iu referuar informacioneve të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha.

Në një intervistë të vitit 2022 në emsionin “Pressing”, Kodra mohoi akuzat, duke i quajtur ato shpifje.

Pyetje: Emri juaj ka qenë pjesë e të gjitha gazetave, si pjesë e një plani për të vrarë kryeministrin Kurti, çfarë keni për të thënë për këtë?

Prek Kodra: Ça të shpjegoj, vetëm po shpika diçka sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua. Albin Kurtin e njoh vetëm prej televizionit. Më keni akuzuar dhe po më merrni më qafë mua dhe familjen time. Për herë të parë, paradite rreth orës 11 kam qenë në Shkodër në kafe dhe dikush më ka telefonuar nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet dhe më ka nisur linkun. E kam parë linkun dhe pashë një gjë që se kisha imagjinuar kurrë në jetën time.

Ai ka treguar gjithashtu se e kanë ndaluar në Kosovë kur ka shkuar për të blerë një makinë dhe nuk i kanë treguar arsyet pse po e mbanin prej orësh

Prek Kodra: Më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë, më 24 nëntor nëse nuk gaboj. Isha duke shkuar në Kosovë për të blerë një kamionçinë. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës time për të blerë një kamionçinë për firmën time. Kur kam shkuar në doganë më kanë ndaluar dhe më kanë mbajtur nga ora 2 e pasdites deri në orën 11 në darkë pa më thënë pse më kanë ndaluar. Në doganë më kanë arrestuar. Kisha 15 mijë euro me vete.

Pyetje: Ku të kanë marrë në pyetje?

Prekë Kodra: Më kanë çuar në Prishtinë dhe më kanë marrë në pyetje nga Departamenti i Krimeve të rënda. Nuk e dija pse po më ndodhte ajo gjë. Kur më thanë që dyshohesh për falsifikim parash por unë isha i sigurt sepse i kisha marrë te firma ime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit