23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: 78% e rasteve të dhunës në shkolla janë raportuar te prindërit, 20% te policia

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtorët e shkollave dhe prindërit, theksoi se 78% e rasteve të dhunës dhe bullizmit në shkolla janë raportuar drejtpërdrejt te prindërit, ndërsa 20% e rasteve janë dërguar te policia.

Rama shpjegoi se, nga 2030 raste të raportuara të dhunës dhe bullizmit, shumica e tyre janë trajtuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me prindërit, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes shkollave, prindërve dhe autoriteteve për parandalimin e këtyre fenomeneve.

“Dua tju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë në periudhën e viteve 2023 dhe 2024, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla.
Kemi 2030 raste të raportuara të cilat janë të raportuara dhe cilësuara.
Nga këto në 78 përqind të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë. Në 20 përqind të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2 përqind të rasteve, ishin të lidhura me ambulancë.
Nëse ka diçka që ky rast i prek të gjithë është qetësia në raport se çfarë ndodh me fëmijën kur prindi e lë në derën e shkollës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit