Shoqëria civile ka paralajmëruar se do të intensifikojë protestat, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit, që humbi jetën në një konflikt me një bashkëmoshatar pranë shkollës më 18 nëntor. Nëse kërkesat për përmirësimin e sigurisë në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, nuk plotësohen, nesër do të ketë bojkot mësimi dhe protesta para shkollave në Tiranë dhe qytete të tjera.
Gjyshi i Martin Canit, i cili mori pjesë në protestat e djeshme para ministrisë, kërkoi drejtësi dhe tha se jeta e familjes nuk ka më kuptim pa të.
Protestuesit kërkojnë masa urgjente për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike dhe për të garantuar sigurinë e nxënës