-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës, Këlliçi: Po fryn një erë ndryshe pro PD-së

Kryesoret

Teksa po lajmëronte mbylljen e protestës, Belind Këlliçi falenderoi qytetarët që morën pjesë në protestë. Këlliçi theksoi se po fryn era e ndryshimit e PD-së dhe e opozitës.

“Falenderoj protestuesit për qëndresën e sotme në aktin e tretë të mosbindjes civile, qytetarët demokratët. Koha kur punohej për të zhbërë opozitën ka marrë fund. Javën e kaluar me dy rezolutat e fundit të Internacionales të partive të djathta dhe PPE e kuptoni që një erë ndryshe po fryn. Era por opozitës e PD dhe pro rikthimit të shtetit tonë në kufijtë kushtetutshmërisë.

Tentuan sot t’ju dhunonin, ju goditën, lagën, ju fyen por nuk u tërhoqët. Mirënjohje për juve qytetarët që në 5 pikat kryesore dhatë mesazh të qartë, të vendosur përballë regjimit të Ramës. Nëse keni menduar se me pinjollët e diktaturës do ndalni opozitën dhe PD-në e kemi gabim. Ne do vijojmë betejën tonë protesta në Tiranë dhe çdo cep të Shqipërisë . Bashkia e Tiranës vijon të mbahet peng nga kreu i 5 d i grupi të strukturuar kriminal. Së shpejti në protestë para selisë së 5D, jo vetëm këtu por në të gjithë qytetet. Ftoj protestuesit të marshojmë para selisë së PD”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit