SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, pas zbardhjes së bisedave të saj me bandat kriminale të Elbasanit, të cilat janë kapur në aplikacionin SkyECC.
Bisedat zbulojnë se Fetahu ka kërkuar hakmarrje ndaj gazetarit Saimir Kodra, pas denoncimit të tij për korrupsionin e ish-gjyqtares.
“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar.
Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur.