-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet për vrasjen e Bledar Muçës!

Kryesoret

SPAK akuzon organizatën kriminale të Suel Çelës se fshihet pas vrasjes së Bledar Muçës ndodhur në janar të 2022 në Belgjikë. Në njoftimin e SPAK thuhet se ky grup  “Siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe Bledar Muça.

Vrasja e tij u bë në Belgjikë më 22 Janar të vitit 2022, teksa edhe më parë i kishte shpëtuar dy atentateve të tjera, njëri prej të cilëve në Elbasan.

Muça cilësohej si njeriu më i afërt i numrit dy të organizatës, Florenc Çapja, që fshihet në Dubai. Për këtë vrasje SPAKa ka lëshuar urdhërarrest ‘arrest me burg’ edhe për Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë.

Po për të njëjtë ngjarje, në tetor të këtij viti u arrestua Marsel D. 43-vjeçari u arrestua në aeroportin e Valencias. Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar. Ai ndihmoi ekzekutorët duke u treguar lëvizjet e Muçës.

Përgjimet e gjyqtares me bandën e Suel Çelës: Arben Llangozi do përfundojë si Raviku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit