SPAK njoftoi sot akuzat kundër Suel Çelës duke deklaruar se ishte porositësi për atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas. Ngjarja ndodhi më 8 qershor të vitit 2020 dhe ky ishte atentati i tretë që i mbijetonte.
55-vjeçari u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë, ngjitur me hotel ‘Univers’-in në pronësi të tij, në hyrje të qytetit të Elbasanit, zona e Krastës. Për këtë ngjarje SPAK akuzon kreun e grupit rival, Suel Çela, që gjithashtu bashkëpunonte me grupin tjetër Çopja.
Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit.