Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra gjashtë efektivë policie për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve policët nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.
Gjashtë efektivët e policisë janë: nënkomisarët Gjergj Mala, Ardian Baçina, inspektorët Faik Latifi, Kristjan Lokthi, dhe Zef Doçi Sokol Kroni.