-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhe: Bonusi i fundvitit për pensionistët nis në javën e dytë të dhjetorit

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka njoftuar se shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të nisë nga java e dytë e dhjetorit. Ai e ka cilësuar këtë bonus si më të madhin në histori, duke zbuluar se 724,933 pensionistë do të përfitojnë shpërblimin.

“Miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Nga të cilët 511 173 pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 150 euro bonus këtë fundvit dhe 213.7600 pensionistë që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojmë 100 euro.

Theksoj se të gjithë pensionistët invalid, pensione familjare, fëmijë jetim, pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonus të plotë 15 mijë lekë, përfshihet në këtë bonus fundviti dhe një kategori tjetër që janë pensionet e parakohshme të ushtarakëve

Bonusi është më i madhi ndonjëherë sa i takon bonusit të fundivitit. Pagesat do nisin nga java e dytë e dhjetorit me nisjen e procedurave zyrtare. Pagesat do bëhen si gjihtmonë në sportelet e ISSH”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit