Në dosjen e SPAK është një bisedë mes Suel Çelës dhe snajperistit shkodran Prekë Kodra, ku e kontraktoi për atentatin ndaj Ardian Çapjas më 8 Qershor të vitit 2020.
Rreth 1 muaj pas atentatit ndaj Çapjas dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale që do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Marjus Lulaj alias Suel Çela e këshillon Prek Kodrën që të mos përfshihet në këtë ngjarje, pasi sipas tij, Bajrat nuk janë të mirë, pasi ai i ka provuar vetë.
“Amanet aty mos u perzi…tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty…bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un…shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla…ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen…do merje fun me ata kte koh…ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet kari mrapa te ty koha e ka tregu…po i di dhe kto i kam nigju…shok zhytja me ata ash noqean celsat…po e lem gecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht” shprehet Marjus Lulaj alias Suel Çela.