Ditën e mërkurë, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë nga lindja me shpejtësi deri në 6 m/sek, ndërsa vala në dete do të jetë e ulët, me forcë 1 ballë.
Temperaturat e parashikuara:
Në zonat malore: 0°C deri 14°C
Në zonat e ulëta: 1°C deri 19°C
Në zonat bregdetare: 7°C deri 19°C