-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për vrasjen e Martin Canit, kërkesa për siguri në shkolla dhe hetim të plotë

Kryesoret

Qytetarët e Tiranës kanë organizuar sot protestën e tretë, duke kërkuar drejtësi për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një përleshjeje me një bashkëmoshatar të tij në dyert e shkollës “Fan Noli”.

“Jam prind i tre fëmijëve, të tre te ‘Fan Noli’. Jemi shumë të shqetësuar nga ngjarja e fundit. Ne kërkojmë që shenjtëria e jetës njerëzore të jetë në radhë të parë. Kërkojmë më tepër siguri në shkolla, rritje të numrit të psikologëve. Një edukim të posaçëm të fëmijëve për shenjtërinë e jetës.

Duhet një ndërgjegjësim dhe një edukim më i mirë. Nuk mjafton të marrë dhjeta dhe të jetë ekselent. Ne nuk do ta lëmë deri sa kjo çështje të ketë një zgjidhje, qoftë për hetimin e çështjes, qoftë për rritjen e sigurisë në shkolla”, tha një prind.

“Ajo që ka ndodhur te Fan Noli nuk është një rast i izoluar. Nëse do ketë kontrolle në shkolla të tjera do zbulohen shumë raste. Më tmerron dhe më bën të ndihem e pasigurt ajo që mund të ndodhë”, tha një qytetare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit