Qytetarët kanë dalë sot në protestë, për herë të tretë pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën nga një bashkëmoshatar i tij para dyerve të shkollës “Fan Noli”.
Protestuesit marshuan nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe zbardhjen e ngjarjes që tronditi vendin.
Ata kërkojnë drejtësi për Martin Cani, sigurimin e jetës së fëmijëve në shkolla, dhe masa më të rrepta për parandalimin e dhunës në ambientet edukative.