-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qytetarët në proteste për vrasjen e Martin Canit: E paprecedent, ngjarja, apo pasngjarja!

Kryesoret

Sot, qytetarët kanë dalë në protestë për herë të tretë, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në shkollën “Fan Noli”. Protestuesit kërkuan hetim të plotë të ngjarjes, si dhe masa të forta për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkolla.

“Jam prind, pra ne të zgjasim oraret në shkolla, të çojmë oficerë në shkolla, por duhen dhe psikologë, por jo psikologë që nuk e kanë idenë për shkollën apo për fëmijët, ka plot që kalojnë. Do thotë dikush: ‘pyll pa derra s’ka’, por për këtë arsye jemi këtu”, u shpreh një prind gjatë protestës”, tha një qytetare.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Martin Canit ka sjellë reagime të forta nga qytetarët, të cilët theksuan se këmbëngulja dhe protesta e tyre ka sjellë një rihetim të çështjes.

“Falë këmbënguljes dhe protestës suaj, sot ka një rihetim të çështjes. Sot ka ministra dhe kryeministra që flasin për këtë çështje, të cilët refuzonin të flisnin 10 ditë më parë”, u shpreh një qytetar, duke shtuar se sot ka më shumë qytetarë të përfshirë në protestë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit