Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fee”, janë arrestuar dy kolumbiane, A. P. (20 vjeçe) dhe A. R. (24 vjeçe), për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, janë vënë në pranga edhe dy shqiptarë, A. T. (25 vjeç) dhe Y. H. (43 vjeç), për shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, ku u kontrollua një apartament në Elbasan, ku u gjetën të arrestuarat dhe dy shtetasit shqiptarë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.