-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalja e parë publike e UÇK-së, përurohet për 28 nëntor memoriali në Skënderaj

Kryesoret

Ditën e sotme me 28 Nëntor u përurua memorali me logon e UÇK-së në fshatin Llaushë të Skënderajt, aty ku doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me ngjyrën e artë, ai mban mbishkrimin “Dalja e parë publike e UÇK-së”.

Në ceremoninë e përurimit të memorialit e organizuar nga komuna e Skenderajt morën pjesë qindra qytetarë, ish-ushtarë të UÇK-së, familje të dëshmoreve, veteranë e invalid të luftës së fundit në Kosovë, por edhe figura të tjera politike.

Nismëtari i iniciativës dhe njëkohësisht ish-nxënësi i Halit Gecit,Arbër Geci ofroi detaje mbi historikun e asaj dite. Geci theksoi se ky memorial dhe shumë të tjerë duhet të trajtohen si vende të shenjta, përmes së cilave përkujtohet sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila nuk duroi padrejtësitë, vrasjet e persekutimet u bë në ditën më të rëndësishme për popullin shqiptar, 28 nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit