Ky nuk është Reali që njohim. Madridi ra në Angli përballë Liverpulit duke humbur 2-0 në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së parë së Champions League.
Dy gola në pjesën e dytë nga Alexis Mac Allister në minutën e 52-të dhe Cody Gakpo në të 77-n mjaftuan për fitoren e djemve të Arne Slot.
Ndeshja pa edhe dy penallti të humbura, fillimisht nga Kilyan Mbappe në minutën e 61’-të e më pas nga “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah vetëm 9 minuta më vonë.
Liverpool ngjitet në krye të tabelës së Premier League, me 15 pikë, ndërsa Real Madrid mbetet në vendin e 24-t me vetëm 6 pikë.