10 ditë më parë 14-vjeçai Martin Cani u vra me thikë nga një bashkmoshatar në afërsi të shkollës Fan Noli.
Zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili rrëfeu itinerarin që bëri autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj. Ismaili tha se foton me dorën e plagosur në makinë ia bëri shoku i tij, i cili nuk ishte i përfshirë në ngjarje.
“Ka shkuar me monopoatinë tek qendra shëndetësore, më pas kanë marrë taksi, komunikon me babanë dhe ai i thotë të shkojë tek spitali ushtarak , foton e ka bërë në taksi, ia ka bërë një shoku i vet, nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, e ka takuar në rreth rrotullimin tek Avni Rustemi. Ka një foto që tregon grushtin dhe dorën.”, tha Erion Ismaili në Top Story në Top Channel.