Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me shpërthimin që ndodhi sot në kanalet e lumit Ibër.
Haradinaj shprehet se shpërthimi në Zubin Potok po manifeston mungesën e qasjes proaktive të qeverisës së Kosovës. Ai thekson që mjaft më me filma, pasi qeveria po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.
“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Filmat, naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, shkruan Haradinaj.