Reshjet e dëborës kanë nisur në zonat malore dhe kanë sjellë edhe probleme në qarkullimine makinave.
Aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë është bllokuar dhe makinat kanë ngelur më shumë se një orë aty. Firmat kontaktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës me reshjet e dëborës.
Gjithashtu në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur të bllokuar edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.
Drejtuesit e makinave mësohet të kenë lajmëruar autoritetet tona doganore. Ndërsa makinat vijojne të jenë të bllokuara në rrugë.