Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore. Dimri erdhi. Kjo do të jetë panorama e kësaj fundjave. Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës në lartësitë mbi 1300 m.
Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.