Alfred Dedja, 50 vjeç, u qëllua për vdekje këtë të diel në një lokal në zonën e Ndroqit, në Tiranë. Ai u ekzekutua me dy plumba, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim Julian Gjoshi, 27 vjeç, nga Shijaku, si autor të dyshuar të krimit.
Dyshohet se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës, por policia po heton edhe pista të tjera. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Benz ngjyrë të zezë. Po ashtu, gjatë kontrollit të viktimës, policia gjeti një pistoletë në trupin e tij.
Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak dhe një emër i njohur për policinë, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020.
Vrasja në Ndroq, viktima i armatosur, kërkime në Shijak dhe Durrës për autorin