-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dehur qëllon me armë dhe terrorizon fshatin, arrestohet pas 12 orësh në Selenicë

Kryesoret

Pas më shumë se 12 orësh ndjekjeje dhe kërkimesh, Policia e Vlorës ka arrestuar 44-vjeçarin nga Selenica, i cili në gjendje të dehur ka terrorizuar fshatin Brataj duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur pas incidentit, autori u largua drejt kodrave të fshatit për t’i shpëtuar forcave të rendit.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, e cila kishte një fishek në fole, gati për të qëlluar. Pasi janë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë natës në një terren të vështirë malor dhe pyllor, autori, i identifikuar si A. F., 44 vjeç, është kapur në mesditë në kodrat e fshatit Brataj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit