Në minutën e 17-të të ndeshjes Fiorentina-Inter, Edoardo Bove, mesfushori 22-vjeçar i Fiorentinës, ra papritur në tokë gjatë lojës dhe humbi ndjenjat.
Ai po lidhte këpucët kur u rrëzua dhe menjëherë shokët e tij dhe stafi mjekësor u nxitën për ta ndihmuar. Për të parandaluar që ai të mos mbante frymë, ata i futën gishta në gojë, ndërsa lojtari u transportua menjëherë në spital me barelë.
Të gjithë lojtarët u larguan të tronditur nga fusha dhe ndeshja u ndërpre me rezultatin 0-0. Ndeshja Fiorentina-Inter u shty.