-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dëborës në Juglindje, 5628 abonentë mbeten pa energji elektrike

Kryesoret

Reshjet e shumta të dëborës kanë përfshirë juglindjen e Shqipërisë dhe kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave, si dhe ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.  Në Dradhë dhe në Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetër.

Ndërkohë ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur mijëra abonentë në disa zona rurale. Aktualisht janë 5 628 abonenë në total pa energji elektrike, të shpërndarë në disa fidera kryesorë si në:

-Fideri Vithkuq (NST Rehovë): Pa energji, 6 abonentë në zona rurale (Brozdovec dhe Mazrek). Fideri Cervenakë (NST Gur i Kuq): Pa energji, 12 abonentë në zona rurale.

Fideri Potgozhan (NST Gur i Kuq): Pa energji, 160 abonentë në Bishnicë dhe Çezmat.

Fideri 8 (NST Bilisht): Pa energji, 570 abonentë në Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Kallamas dhe Gollomboc.

Fideri 5 (NST Bilisht): Pa energji, 3,210 abonentë në zonën e Mirasit.

Fideri 19 (NST Korçë): Pa energji, 150 abonentë në Dardhë.

Fideri Frigorifer (NST Gjanç): Pa energji, 120 abonentë në Lavdar.

Fideri 6 (NST Mollas): Pa energji, 50 abonentë në Panarit.

Fideri 9 (NST Lozhan): Pa energji, 100 abonentë në Lozhan.

Ndërkohë punonjësit e OSHEE janë duke punuar për riparimin e avarive, por për momentin nuk ka një afat të qartë për rikthimin e furnizimit me energji në të gjitha zonat e prekura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit