Shkodra ka hyrë në atmosferën e festave të fundvitit pas festimeve të Pavarësisë dhe të Çlirimit.
Qyteti ka ndezur dritat festive dhe ka zbukuruar rrugët me elementë dekorativë shumëngjyrësh, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për qytetarët.
Dritat u ndezën në orën 18:00, dhe Shkodra është gati të presë vizitorët që do të bashkohen me aktivitetet dhe atmosferën festive që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe.