Mehmet Akman, 50 vjeç nga Turqia, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Turqisë. Ai u arrestua në qershor të këtij viti në pikën kufitare të Kapshticës.
Akman është dënuar nga Gjykata e Lartë e Stambollit me 10 vjet burg për “Trafik të narkotikëve”, dhe nga Gjykata e Lartë e Bakirkoy me 7 vjet e 2 muaj burg për “Prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”.