-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Me urdhër të Altin Hajrit u vra dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen dje në Ndroq të Alfred Dedjas. Berisha tha se kjo u bë për të eliminuar dëshmitarin e fundit të zhdukjes së Jan Prengës. Sipas Berishës, vrasja ka ndodhur për shkak se Altin Hajri ka kërkuar zhdukjen e tij.

“E dyta që jam sot para jush. Dje pasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq, dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha. Ai Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit.

Imagjinoni ju, njeriu që liruan nga burgu këtë Julianin, Gjoshin apo Gjishin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

E gjitha kjo një vepër shtetëtore, mafioze. Mafia me shtetin e bashkuar. Për Jan Prengën u akuzuan kamaerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë tani, pastron oborrin dhe u detyrua të nisë kunatin të kryejë vrasje në publik.

Vrasja është dëshmi e funksionimit të përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe Dedja duhet të ishte dëshmitar i mbrojtur, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.

Të gjitha veprimet (u jep gazetarëve dosjen) janë pjesë nga dosja e krimit, ku një nga emrat më të lakuar është Olsi, nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital citonte Olsi Dadon. Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Dumani.

Olsi Dado nuk është. Reagoi në mes të natës SPAK-u, u zgjuan nga gjumi dhe bënë deklaratë. Lexojeni dokumentet, pjesa e dytë flet për Olsin, por nuk është Dado. Unë kam bërë verifikimet dhe nuk është Olsi Dado. Në këtë proces nuk di të ketë. Cili është Olsi e di Dumani. Por e fsheh. Por si prokuror cështje nuk ka qenë Olsi.

A ka ndërhyrje të tjera të tij apo jo këtë e fshehin. Një cështje që duhej zbardhur, sikur ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar. Tani iku dëshmitari që dinte cdo gjë. Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit