-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: SPAK ka qenë proaktiv, kërkon rritjen e pragut të kallëzimeve në 500 euro

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, mbajti një fjalim në Komisionin e Monitorimit të Këshillit të Europës, ku theksoi se institucionet që ai drejton kanë ndërmarrë një punë proaktive në hetimin e krimeve.

Dumani shpjegoi se SPAK nuk është pasiv dhe nuk pret thjesht kallëzime, por ka ndërmarrë veprime konkrete për të vënë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin.

“Ne nuk kemi qenë pasiv që rri e pret kallëzimet, por kemi qenë proaktivë duke ndërmarrë procedime penale me qëllim vënien para përgjegjësisë të kujtdo. Megjithëse hetojmë krimin e organizuar, masa e sigurisë arrest në burg në kërkesat zë vend 49% të totalit. Numri total i paraburgosurve është më pak 9% të të paraburgosurve në Shqipëri.”

Ai gjithashtu diskutoi mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet, ku janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore në periudhën 2020-2023.

‘Kemi investuar dhe në mjet dhe teknologji bashkëkohor që janë sukses në hetim. Sukses bashkëpunimi ndërkombëtar, në hetimet tona kur ka qenë fokus krimi ka pasur dhe zyrtar të korruptuar pjesë të krimit. 2020-2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe, për çështje konkrete me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Në 2024 i është kushtuar vëmendje forcimit me vendet homologe. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Përpara kemi sfida. Prokuroria ka paraqitur disa shqetësime që shpresojnë të gjejmë zgjidhje ligjore. Sfida e para ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit