Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Turqia po ndjek ngjarjet në Siri dhe do të ndërhyjë nëse rrezikohen interesat dhe siguria e saj.
Ai theksoi se qëllimi i Turqisë është të ruajë integritetin territorial të Sirisë dhe të përfundojë destabilitetin në rajon përmes një marrëveshjeje që do të respektojë kërkesat legjitime të popullit sirian.
Erdogan shtoi se sulmet e fundit nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia, kanë përshkallëzuar më tej situatën dhe kanë konfirmuar nevojën për masat e sigurisë nga Turqia.