-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidentet në Maqedoni, digjet makina e një prokurori dhe dyqani i këshilltarit të BDI-së

Kryesoret

Në Maqedoninë e Veriut ndodhi një incident ku një polic hoqi flamurin shqiptar që ishte vendosur në një shtyllë në kuadër të festave të Nëntorit. Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kumanovës janë regjistruar një sërë zjarrvëniesh.

Zyrës për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë i është vënë zjarri dhe është në emër të Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës.

Më pas është vënë flaka dhe makinës së prokurorit të lartë Xhelal Bajrami dhe është tentuar që të digjet edhe e kolonelit me iniciale E.D. Ndërkohë grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të dyshuarit të kenë përdorur bllokues të kamerave, përkatësisht bllokues të internetit që ndërpret filmimet në kamerat e sigurisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim në një deklaratë shprehen se kjo është një papërgjegjshmëri dhe një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshme.”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit