Në ishujt e Rodos dhe Lemnos është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq, pasi të shtunën këto zona u goditën nga përmbytje të rënda.
Në Rodos, ku ndodhi përmbytja më e madhe në historinë e tij, autoritetet kanë krijuar komisione për të evidentuar dëmet. Ndërkohë, në Lemnos janë regjistruar dëme serioze në infrastrukturë dhe bujqësi.
Guvernatori i Rajonit të Egjeut të Veriut dhe autoritetet po punojnë për të përballuar situatën dhe për të vlerësuar pasojat.