-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Serbia shfrytëzon vakumin qeverisës në SHBA për të krijuar një rend të ri botëror

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për “5 Pyetjet nga Babaramo” akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste që veprojnë në veri të Kosovës.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë duke dorëzuar Radojiçiçin. Bëhet mes vendeve fqinje dhe demokratike. Jo që njëra të financojë dhe të armatos grupet terroriste që të dëmtojnë vendin fqinj. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Për hetime të thella që asnjë të mos i ikë drejtësisë. Ndajmë informata dhe pranojmë informata. Nuk ka munguar bashkëpunimi me aleatët tanë në këto raste.”

Sveçla e lidh këtë situatë me tensionet globale, duke përmendur konfliktin Rusi-Ukrainë, situatën në Gaza dhe tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, si faktorë që mund të ndikojnë në sjelljen e Serbisë.

Nuk do befasohesha që Serbia dëshiron të shfrytëzojë këtë vakum qeverisës në SHBA. Aleati ynë kryesor janë SHBA dhe ky do ishte shans për Vuçiçin. Kemi një polici, kemi një agjenci të inteligjencës, që janë profesionale dhe të zonja që të merren me çdo lloj provokimi, sulmi të Serbisë për këtë periudhën deri në 20 janar kur do bëhet dorëzimi i detyrës. Kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin. Lufta Rusi-Ukrainë. Ukrainë viktimë e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, ashtu si Kosova. Por edhe lufta në Gaza, edhe realisht tensionimet e mundshme Kinë-Tajvan, i japin shpresa Vuçiç për një rend të ri botëror.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit