Garda Civile Spanjolle ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i dyshuar për tentativën e grabitjes me dhunë në një shtëpi në Cájar, Spanjë, më 29 nëntor. Sipas autoriteteve, hajdutët hynë në shtëpi duke kaluar mbi një mur rrethues dhe vodhën para, duke përfshirë 85 euro nga dhoma e një të mituri.
I mituri i ka njoftuar prindërit, të cilët kanë alarmuar autoritetet. Policia ka mundur të arrestojë një nga hajdutët, ndërsa tjetri ka arritur të arratisej.
Po vijojnë hetimet për të kapur personin e dytë dhe për të zbuluar nëse i arrestuari është përfshirë në vepra të tjera kriminale në provincën e Granadës.