-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e personave me aftësi ndryshe, Begaj: Punësim dhe akses për çdo individ

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe ka hapur dyert për të mirëpritur personat me aftësi ndryshe.

Begaj ka veçuar se bashkia e Vaut të Dejës ka më shumë persona me aftësi ndryshe dhe shoqëria ka probleme në pranimin e zënshëm të tyre në bashkinë e Roskovecit.

“Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, është çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin shoqëror”, theksoi Begaj.

Ai u shpreh se punësimi nuk është vetëm një mundësi ekonomike por një proces dinjiteti dhe pavarësie për çdo individ.

“Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për ta çuar më tej këtë mision, duke fokusuar përpjekjet tona në disa drejtime kyçe. Punësimi nuk është thjesht një mundësi ekonomike, është një çelës për dinjitetin dhe pavarësinë e çdo individi. Aksesueshmëria është një tjetër aspekt që duhet përmirësuar. Nga infrastruktura fizike, tek informacioni dhe komunikimi, duhet të sigurojmë që çdo individ të ketë akses të plotë dhe të barabartë në hapësirat publike. Kjo është e drejtë themelore, jo luks. Gjithashtu, ne duhet të ndërtojmë parakushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë të jetojnë në mënyrë të pavarur, sipas zgjedhjeve dhe prioriteteve të tyre”, shtoi ai.

Në fund ai përgëzoi donatorët e huaj që mbështesin integrimin e personave me aftësi ndryshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit